Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi. Një jaht me flamur londinez është përfshirë nga flakët në Symi të vendit fqinj.

Mediet greke kanë publikuar video të jahtit të mbuluar nga flakët, ndërsa raportojnë se nga ngjarja nuk ka persona të plagosur, pasi janë nxjerrë nga mjeti lundrues pa pasoja.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë tentuar të shuajnë flakët, por kanë dështuar, duke lënë jahtin të digjet nga zjarri. Shkaqet e zjarrit në jaht nuk janë bërë të ditura dhe do të hetohen menjëherë nga zyrtarët përkatës të Autoritetit Portual.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: