Lionel Messi ka magjepsur tifozët e futbollit në të gjithë botën. Me gjeste teknike dhe gola spektakolarë, sulmuesi i Barcelonës ka fituar prej kohësh një vend mes më të mëdhenjve të historisë së këtij sporti. Por ka edhe nga ana ata që e ekzagjerojnë me epitetet që i vendosin atij. Disa e quajnë “Mesia” duke luajtur me mbiemrin e tij, të tjerë e cilësojnë si “Zot”.

Por ky krahasim i fundit nuk i pëlqen Papa Francesco, argjentinas si Messi dhe një tifoz i thekur futbolli. “Në teori, ky krahasim është një sakrilegj”, ka thënë Papa gjatë një interviste për gazetarin Jordi Evolè në programin televiziv spanjoll “Salvados”. “Nuk mund të thuash se Messi është Zoti… ti e beson? Nuk mund të thuash se Leo është si Zoti. Unë nuk e besoj. Janë gjëra që thuhen nga tifozët. Por sigurisht, është bukur ta shohësh atë kur luan futboll”, ka vijuar më tej Pap Francesco.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb