Gjermania dhe Zvicra barazuan 1-1 në Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për Europianin.

“Panzerat” kaluan të parët në avantazh me Andrich, por goli u anulua, për shkak të një faulli. “Helvetët” ndëshkuan portën gjermane në minutën e 28-të, me Ndoye, pas një asisti të Freuler.

Të besuarit e Nagelsmann dominuan sa i takon mbajtjes së topit, por pa mundur dot të tregohen konkret. Në këtë sfidë, për zviceranët ishte titullar Xhaka, ndërsa Shaqiri e nisi nga stoli. Në pjesën e dytë, Fullkrug vendosi ekuilibrat përfundimtare. Gjermania e mbyll fazën e grupeve me 7 pikë, ndërsa Zvicra e dyta me 5 pikë.

Hungaria mundi 0-1 Skocinë, duke bërë që hungarezët të rënditen në vendin e 3-të me 3 pikë. Lajm i keq për Shqipërinë, me kuqezinjtë që u shkonte përshtat një barazim.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb