Më shumë se sa largimi nga PSG, Dani Alves bëri bujë për mënyrën se si kërkoi “punë”, një ekip të ri, duke publikuar në rrjetet sociale CV e tij. Sigurisht që për mbrojtësin brazilianin interesimi ishte i madh, erdhën oferta nga më të ndryshmet, por së fundmi Dani Alves i ka dhënë fund spekulimeve teksa ka vendosur për të ardhmen e tij. Pas një aventure të gjatë në ekipet më të rëndësishme europiane ku fitoi çdo trofe të mundshëm, Dani Alves rikthehet në Brazil për të veshur fanellën e Sao Paolo.

Ka qenë vetë klubi brazilian i cili ka bërë publik arritjen e marrëveshjes me ish futbollistin e Barcelonës, Juves e PSG: “Dani Alves është personifikimi i asaj që duam për Sao Paolon. Një nga lojtarët më të rëndësishëm në nivel botëror, një person i cili njihet për personalitetin e tij dhe dëshirën për të fituar trofe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I kisha thënë Dani Alvesit, vijon më tej presidenti Calos Augusto de Barros, se një ditë do të luante për ekipin që dashuron, sot jam krenuar që e mbajta fjalën”, u shpreh presidenti i Sao Paolos. Dani Avles firmosi një kontratë 3-vjeçare deri në vitin 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb