Migjen Basha te Tirana ishte thjeshtë një ide, një sondazh i cili në asnjë moment nuk mori formë, thjeshtë u hodh si tezë nga mediat greke pasi ish mesfushori i Kombëtares kishte ide të qarta që nga momenti kur u tërhoq nga Shqipëria. Divorci i parakohshëm me Aris ishte gjithashtu i parashikuar pasi mesfushori kishte arritur një akord paraprak me ekipin e Melbourne Victory.

Basha 2
Basha 2

Ky akord mori formë zyrtare këtë të enjte teksa klubi australian njoftoi në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes me Migjen Bashën. Ish mesfushori i Torinos, Barit e shume klubeve të tjera, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, një afrim cilësorë për trajnerin e ekipit, Marco Kurz:

“Jam i lumtur që na shtohet edhe një lojtar me eksperiencë ndërkombëtaren. Duke parë që ka luajtur në nivele të larta, besoj se do jetë një lider në grup,” deklaroi trajneri i Melbourne.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb