TIRANE

Forma të ndryshme të protestës u vunë re sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” në shenjë proteste, shumë protestues qëlluan me bojë godinën e kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëlluan me domate e lakra.
Shumë prej protestuesve, derdhën kazanët me qumësht në rrugë, ndërsa nuk munguan as kapsollat apo tymueset.

Por ajo që u vu re, dhe u pikas nga kamerat, ishte njëri prej tyre. Në një veprim të pazakontë, ndërsa protesta ishte e tensionuar dhe protestuesit kishin carë tashmë kordonin e policisë, duke u ngjitur në shkallët e kryeministrisë apo në strehën e saj, një prej tyre, ka urinuar në dyert e kryeministrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb