Klan Kosova ka siguruar pamje nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ku ka vdekur në rrethana ende të paqarta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar me pesë nëntor nga asfiksia, ose mbetja pa frymë.

Por, ende nuk ka një vendim përfundimtar se a ka bërë vetëvrasje Dehari, apo është vrarë. Vetëvendosje thotë se janë të bindur se Dehari nuk e vrau veten, por atë e bëri dikush tjetër.

Këto pamje ekskluzive tregojnë pamje kur Dehari nxirret nga qelia e tij e burgut dhe nuk dihet nëse është ende gjallë, apo pa shenja jete. Pamjet janë pikërisht të datës pesë nëntor.

https://www.youtube.com/watch?v=Tc6DA-YCcaY
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb