Futbolli për femra është rritur në mënyrë galopante vitet e fundit. Bashkë me të është shtuar loja fizike dhe ndërhyrjet e ashpra. Një konfirmim për këtë vjen nga ndeshja mes Anglisë dhe Kamerunit në 1/8 e Kupës së Botës që po zhvillohet në Francë. Sfida e luajtuar në stadiumin e Valenciennes ka dhuruar pamje shokuese. Meritë për këtë kishin lojtarët e skuadrës afrikane, që përveç ndërhyrjeve të rënda në dëm të rivaleve të tyre, në dy raste sollën ndërprjejen e ndeshjes.

Gjithçka nisi në rastin e golit të dytë për formacionin britanik. Arbitrja sinjalizoi një pozicion jashtë loje, ndërsa më pas sistemi VAR e cilësoi atë të rregullt. Në radhët e Kamerunit protestuan ashpër, duke bërë që ndeshja të ndalonte për afro katër minuta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Afrikanet vijuan protestestat edhe pas fundit të pjesës së parë, duke refuzuar të ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Nuk ishte I qetë as fraksioni i dytë. Ndërhyrjet e dhunshme vijuan, ashtu si kundërshtitë e forta ndaj arbitres pasi anuloi golin që do të ngushtonte shifrat në 2-1. Sa për kronikë, Anglia shënoi edhe golin e tretë për të vulosur kualfikimin në çerekfinale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, polemikat kanë vijuar edhe pas sfidës, me mediat angleze që i kanë kushtuar vëmendje të madhe deklaratave të trajnerit të tyre Phil Nevile, I cili ka kritikuar ashpër lojën e Kamerunit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb