NJU JORK

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork iu drejtua me një kërkesë të qartë shtetit të Serbisë. Ai kërkoi prej saj që të njohë sa më parë pavarësinë e shtetit të Kosovës, duke i kujtuar se mëvetësia e saj, është një realitet i pakthyeshëm.

“Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është tashmë një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor duhet të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej”, tha ndër të tjera Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit, Edi Rama u përcoll me një buzëqeshje ironike nga përfaqësuesja e Serbisë në OKB, e cila gjatë fjalës së kryeministrit shqiptar, u kap nga kamerat teksa lëshoi një buzëqeshje ironike e të shoqëruar me një lëvizje koke.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: