TIRANE- Videoja e sherrit në Elbasan, ku tre vajza dhe dy djem qëllonin pa pushim me grushta e shqelma një bashkëmoshatarin e tyre indinjoi gjithë rrjetin. Pak pasi u shfaq, policia tha se videoja ishte regjistruar në vitin 2014-të, kohë në të cilën të gjithë adoleshentët u shoqëruan në komisariat, për të rregulluar më pas marrëdhëniet mes tyre.

Por mediat shkojnë më tej dhe zbulojnë një nga protagonistët e sherrit, vajzën “gangstere”, që quhet Trejsi Sejdini. Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se Trejsi, vajza që shfaqet me shkop në dorë në video, duke goditur djalin e shtrirë në tokë, është sot një modele e njohur.

Trejsi është mjaft e njohur edhe në rrjetet sociale, aty ku poston shpesh foto provokuese që nxjerrin në pah format e saj të nxehta.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: