Kupa e Mbretit në Spanjë dhurojë një sfidë të jashtëzakonshme, gola në limite, spektakël dhe në fund sherr për të siguruar një biletë në gjysmëfinale. Valencia-Getafe ishte një ndeshje kthimi emocionuese me Getafe që kaloi në avantazh që në minutën e parë. Në këto kushte, Valencia duhet të shënonte tre gola dhe të mos pësonte asnjë për tu kualifikuar. Goli i barazimit erdhi në minutën e 61-të, shumë vonë në dukje, pasi shifrat mbetet të pa ndryshuara deri në fund të kohës së rregullt.


Atëherë kur gjithçka dukej e mbyllur, Rodrigo Moreno kaloi Valencian në avantazh në minutën e 92-të ndërsa një minutë më pas shënoi golin e tretë për Valencian dhe të tretin personal duke vënë në jetë një përmbysje të jashtëzakonshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Tifozët të shpërthenin në festë ndërsa kundërshtarët nuk e pritën mirë duke bërë që në fund të shpërthente një sherr që përfshiu të gjithë. Një mbyllje e përgjakshme që zbehu jo pak këtë sfidë emocionuese.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb