Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë  ka goditur këtë të premte Alaskën Jugore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë një tsunam në zonën e  Cook Inlet.

Tërmeti goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage.  Kështu njoftoi  shërbimi Gjeologjik amerikan dhe thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km.

Fillimisht u raportua nga shërbimi kombëtar i motit se nuk ka asnjë rrezik për Tsunam, por disa minuta më vonë agjencia raportoi në “Twitter” se ka paralajmëruar Cook Inlet-in, i cili  lidh qytetin Anchorage me Gjirin e Alaskës.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për dëme në njerëz, por fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se tërmeti ka lënë pasoja në rrugë si dhe në godinat e disa shkollave në këtë zonë.

Një pjesë e rrugëve janë zhytur poshtë dhe frika sa vjen e shtohet tek qytetarët e këtyre zonave. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa gjasat për një tsunam sa vijnë e shtohen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: