Momenti i hedhjes së 25-vjeçarit, kujdes pamjet janë të rënda!

(foto dhe video nga vendngjarja)

TIRANË- Një shtetas gjerman i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëhedhur nga lartësia. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, pranë 9-katësheve, në afërsi të selisë së vjetër të PD-së, në Tiranë.

Personi i identifikuar si Dimo Dralla, 25-vjec ka hipur me vetëdije në vinçin e një pallati në ndërtim dhe është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se personi është hedhur nga pjesa e sipërme e vinçit, ndërsa burimet policore thonë se dyshohet që i riu vuante nga problemet mendore. Po sipas tyre, ai kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte akomoduar në një hotel.

Në redaksinë e BalkanWeb ka mbërritur edhe një video amatore, ku tregohen çastet e fundit të jetës së shtetasit gjerman mbi vinç si dhe momenti kur ai hidhet.

Trupi i pajetë i viktimës qendroi disa minuta mbi trotuar, derisa një autoambulancë erdhi për ta transportuar drejt morgut. Po ashtu edhe forcat e policisë shkuan në vendin ku u hodh i riu, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb