HONG-KONG-Ka mbërritur në Hong Kong,’Raj Pink’ diamanti prej 37.30 karatësh I konsideruar më I madhi në botë.
Guri, që është zbuluar në 2015, do të dalë në ankand nga Sothebys, në Gjenevë, në 15 nëntor, me një çmim fillestar prej 30 milion dollarë.
Diamanti është studiuar për më shumë se një vit përpara se ti besohej një eksperti i cili e ka prerë në format që duken në video.
Së bashku me këtë diamant janë ekspozuar edhe dy diamantet e verdhë prej 102.54 karatë dhe 83.47 karatësh. Edhe këto diamante do të dalin në ankand në Gjenevë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb