Kylie Minogue dhe Lenny Kravitz u ribashkuan në Formula 1 Grand Prix në Singapor javën e kaluar, gjë që ndezi thashethemet për romancë.
Sipas Daily Mail, thuhet se një romancë e re mund të krijohet mes çiftit pas ribashkimit të tyre në garat ekstravagante.
Sipas New Idea, “shkëndijat po fluturonin” mes Kylie dhe Lenny, të cilët besohet se kishin shijuar një romancë të shkurtër në fillim të viteve ’90.
“Tani për tani, ata të dy janë beqarë, kështu që sigurisht që shkëndija po fluturonin në Singapor”, raportoi gazeta.
Krahas kësaj, Kylie ka shpërndarë edhe një video në Instagram nga ngjarja, ku shihet duke vrapuar në krahët e këngëtarit amerikan.
Në lidhje me këtë, Kylie shkroi: “Të dua, të dua, të dua @lennykravitz. Të dy këtu në @f1 Singapore… çfarë kohe!!”
Si përgjigje, Lenny shkroi: “Të dua, të dua, të dua, Kylie”.
Sipas publikimit, besohej se dyshja shijuan një romancë të shkurtër pasi Kylie u nda nga frontmeni i INXS, Michael Hutchence.
Tani, Lenny i ka dhënë fund martesës së tij me Lisa Bonet dhe Kylie raportohet se është ndarë nga i fejuari i saj Paul Solomons pasi ata u përpoqën të bënin një lidhjeje në distancë të funksiononte.