Filmimi i Gyro Drop Tower në Seul, në Korenë e Jugut është parë miliona herë në internet. Një lojë plot adrenalinë, por që nuk është aspak e përshtatshme për njerëzit me zemër të dobët.

Video qarkullon prej disa ditësh në rrjetet sociale dhe është klikuar miliona herë nga përdoruesit e internetit. Megjithatë e gjitha kjo është një filmim fals, sepse filmimi është modifikuar. Falë Komputer grafica (CGI), autori i ka bërë “Upgrade” këtij atraksioni origjinal.

Ky atraksion vërtetë ekziston dhe gjendet në Seul, në parkun e zbavitjeve Lotte World. Kulla ka një rënie të lirë është e lartë 70 metra por nuk është kaq e tmerrshme sa ajo që tregohet në video.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: