BRITANI E MADHE

Agjencia Ruptly ka siguruar videon e qelisë ku ndodhet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange brenda burgut të sigurisë së lartë në Belmarsh. Filmimet tregojnë Assange, i cili dukshëm ka humbur peshë, duke biseduar me bashkëvuajtësit e tij.

Filmimet po ashtu tregojnë një dhomë të rrëmujshme, me libra dhe gazeta në dysheme. Videoja është publikuar nga Rt.com dhe ende nuk dihet nëse është qelia e Assange. Në filmime ai duket duke ecur në fillim të videos. Shëndeti i Assange u përkeqësua ndjeshëm në fund të majit dhe është raportuar shpeshehrë se ai është transferuar në spitalin e burgut të Belmarshit.

Fati i tij është në fije të perit ndërsa Britania e Madhe po rivlerëson kërkesën e ekstradimit në SHBA dhe Suedi. Në SHBA, Assange përballet me 18 akuza, duke e çuar dënimin e tij në rreth 175 vite burg.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb