Pas denoncimit që u bë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me videon erotike të mësuesit të shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, e cila përfundoi tek telefonat e nxënësve të tij, vjen reagimi i bashkëshortes së Fatmir Dervinës.

Kjo e fundit i ka kthyer një përgjigje Berishës në statusin e këtij të fundit ku vijonte me akuza të forta. Bashkëshortja e Dervinës thekson se video ishte bërë për lojë nga të dy, ndërsa shtoi se mësuesi e kishte postuar në ‘Facebook’ padashje.
Pergjigja

Mes të tjerash gruaja e mësuesit shprehet se sot burri i saj nuk kishte shkuar në shkollë dhe se donte të jepte dorëheqje. Po ashtu ajo tha se si familje ishin demokratë dhe se e kishin mbështetur gjithmonë Berishën.

KOMENTI I BASHKESHORTES SE TIJ:
“I nderuar zoti Berisha, sa per dijeni: Jam bashkeshortja e profesorit nga Fushe Kruja. Dua t’ju bej me dije se videoja ishte nje loje midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetedije ne Facebook duke menduar se ma ka dërguar mua ne Messenger, shpreh keqardhjen qe ndodhi kështu, te njejten vuajtje ka dhe im shoq i cili nuk ka vajtur sot ne shkolle dhe ka pranuar te jape dorëheqjen ndërsa ne lidhje me shprehjet qe me akuzoni se jam socialist nuk është aspak e vërtetë per shkak se sot une po vuaj pasojat pasi ne periudhen tuaj bashkëshorti im ka qene drejtues shkolle dhe dua tju bej me dije qe jo vetem familja ime por i gjithe farefisi i bashkëshortit dhe une si shkodrane e flakte qe jam madje edhe pothuajse gjithe qyteti i Shkodres kemi qene dhe jemi pas teje dhe une perfaqesoj te gjithe Shkodren demokrate. Pranoj qe ishte nje gabim padashje duke qene se im shoq nuk është aq specialist ne përdorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar. Nuk ju kemi braktisur ne kohet me te vështira, kemi qene dhe do jemi gjithmone me ju. Ju lutem gjykoni si një prind dhe jo si nje politikan. Faleminderit per mirekuptimin”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb