TIRANE-Gazetari Sokol Balla, i cili u bë viktimë e një video-skandali përpara disa kohësh, po përpiqet të vendosë në vend dinjitetin e tij.
Në fakt, drejtuesi i emisionit Top-Story në Top Channel i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, në mënyrë që disa media online të heqin nga faqet e tyre materialin, ku Balla shfaqej në momente intime.
Materiali në fjalë bëri shumë bujë dhe Balla u shpreh se ishte bërë viktimë e një komploti ndërkombëtar, duke aluduar mbase se gisht në këtë ngjarje kishin edhe njerëz në Kosovë, përveç Shqipërisë.
Për momentin Balla i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që t’i detyrojë portalet City.FM, Lapsi.Al, dhe Telegrafi shpk që të ndalojnë publikimet si dhe të heqin materialet e publikuara në të gjitha formatet të cilat janë cënuese të jeteë private të paditësit.
(d.b/BalkanWeb)