TURQI – Presidenti turk Erdogan, i cili ishte me pushime në qytetin turistik të Marmaris, kur filloi grushti i shtetit, u nis me një avion privat, i cili nuk kishte destiancion të përcaktuar.


Radarët kanë regjistruar momentin kur avioni i presidentit është sjellë vërdallë në ajër mbi Turqi dhe nuk e kaloi asnjëherë kufirin.


Avioni fluturoi gjatë në formë rrethi për tu ulur më pas në Stamboll, ku presidenti u prit nga një turmë e madhe njerëzish, ndërsa grushti i shtetit kishte dështuar.



Sipas mediave turke, 90 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1100 të tjerë janë plagosur. Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag bëri të ditur se 1563 ushtarakë pjesëmarrës në gushtin e shtetit janë arrestuar gjatë natës në Turqi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb