Në një kohë kur fushata elektorale ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, aktorët politikë janë në kulmin e protagonizmit të tyre. Kryeministri Edi Rama kërkon rikonfirmimin në pushtet për herë të katërt radhazi dhe në funksion të këtij angazhimi, socialistët ndodhen në ballë të fushatës prej disa javësh tanimë.

Nuk mbeten pas as demokratët me liderin e tyre Sali Berisha i cili në moshën 81-vjeçare po shpërfaqet energjik duke kryesuar fushatën e opozitës dhe të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

Nuk mbeten pas sa i takon ritmit as forcat e reja politike si Nisma-Shqipëria Bëhet apo edhe Partia Mundësia.

Ndërsa i vetmi që e ka marrë “shtruar” këtë fushatë zgjedhore është Lulzim Basha, kreu i koalicionit euroatlantik. Përveç videove “ngacmuese” me Ramën, asgjë tjetër nuk spikat nga fushata e ish-kryedemokratit. Në rrjet po qarkullon edhe një video e Bashës duke “karamboluar” gurët e bilardos. Lulzim Basha mund të jetë i vetmi politikan në këto zgjedhje që i ka të “garantuar” deputetët nga…bilardoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb