Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të “Giro d’Italia” në Romë, pasi Shqipëria do të jetë vendi ku do të nisë ky eveniment i njohur ndërkombëtarisht i çiklizmit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një videokartolinë nga eventi.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetshëm i Nisjes së Madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.
Gjatë fjalës së tij ditëne djeshme, Rama bëri disa batuta, duke shpjeguar se ndihej i veçantë sepse ishte i vetmi në sallë që përdor vetëm biçikletën si mjet transporti. “Ndihem këtu pak i veçantë, sepse mendoj se jam i vetmi që vozit vetëm biçikletën. Nuk di të ngas makinë apo ndonjë mjet tjetër. Jam 100% ‘green’,” tha ai.