Ilir Meta ka bërë një status në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në paraburgim me vendim të GJKKO-së, pasi SPAK e ka marrë nën hetim lidhur me çështjen CEZ/DIA.

Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Metës, ka zgjedhur ta ndjekë në rrjetet sociale. Nga një video e siguruar nga gazetari i News24, Osman Stafa, shfaqet Kryemadhi e cila sapo hyn në sallën e seancës plenare, lexon postimin e ish-Presidentit Meta.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim, është vizituar nga djali dhe avokati i tij, ndërsa Kryemadhi në një reagim të pak ditëve më parë, tha se është e gatshme të takojë ish-bashkëshortin, por ai nuk pranon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb