Në fund të fjalimit të tij në Kongresin e PS-së, kryeministri Edi Rama njoftoi papritur ndryshimet në qeveri por edhe në organizimin e ri parlamentar të socialistëve. PS nuk e bëri publike agjendën e punimeve në mënyrë të detajuar. Ajo që dihej ishin fjalimet e disa figurave kryesore dhe në fund edhe kryeministri Rama. Dihej gjithashtu që Kongresi do të zgjidhte anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.

Siç duket edhe në pamjet që sjell BalkanWeb, salla nuk ka qenë e përgatitur për ndryshimet qeveritare.

Në video duken reagimet e deputetëve dhe delegatëve socialistë, teksa Rama lexonte lëvizjet në kabinet. Elisa Spiropali, Taulant Balla dhe Niko Peleshi e kanë pritur me jo pak befasi atë ç’ka Rama po lexonte në foltore.

Ndryshimet në Qeveri

Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)

Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)

Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)

Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb