Kryeministri Edi Rama ka testuar vetë i pari sistemin e ri elektronik të identifikimit në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, gjatë vizitës për inaugurimin e terminalit të ri, ku u pa në krah të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Gledis Nano.
Kryeministri ka inspektuar edhe vendqëndrimet e avionëve, ndërsa kur kaloi pasaportën e tij në shërbimin elektronik të identifikimit pyeti Nanon: “Aty te e-Gates nuk ka më kontroll nga polici, vetëm me sy? S’ka më jo po shih se”.
Dhe kreu i Policisë së Shtetit iu përgjigj duke thënë se një efektiv i policisë do të asistojë qytetarët vetëm në rastet e vështirësive në përdorimin e teknologjisë.