Një taksist në Tiranë është ndëshkuar me një gjobë prej 14 000 lekësh pasi u kap duke lëvizur në një korsi të dedikuar për biçikleta.

Rasti u bë publik përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, çka solli reagimin e Policisë Rrugore.

Pas verifikimeve, drejtuesi i taksisë, shtetasi A. L., u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Policisë, ku iu vendos masa administrative për shkeljen e neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Lëvizi me taksi, në korsi të biçikletave, ndëshkohet me masë administrative 14 000 lekë, drejtuesi.

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për rastin, dhe si rezultat i tyre është identifikuar drejtuesi i taksisë që shfaqet në video, shtetasi A. L.. Ky shtetas, së bashku me automjetin, janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. L. është ndëshkuar me masë administrative 14 000 lekë, për shkelje të neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb