Në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, u diskutua për videoskandalin seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Gazetari Arion Sulo u ndal te gruaja e përfshirë në video, A.K., ku u shpreh se çdo gjë ka qenë e mirëmenduar dhe se nuk ka vepruar e vetme.

Të njëjtin mendim ndau dhe redaktori i Syri TV, Elkier Bushkolaj, i cili shtoi se teza e një kundërshtari politik mbetet e hapur, e ndërsa tha se pavarësisht rrethanave, gruaja e përfshirë në skandal i ka bërë një shërbim qytetarëve.

Pjesë nga diskutimi në emision:

Bushkolaj: Është një personazh shumë kompleks pasi ka afrimitet me shumë politikanë. Nuk besoj se ka vepruar e vetme në këtë histori. Sot u ka bërë një shërbim qytetarëve pavarësisht rrethanave. Në bindjen time nuk ka vepruar e vetme. Teza e një kundërshtari politik mbetet e hapur.

Sulo: Nuk ka shenja, logjikë dhe të gjitha veprimet që janë bërë kanë qenë të miërëmenduara. Këtu duhet që drejtësia të zbardhë çështjen pasi ne kemi dhe një anë tjetër të kësaj historie. Vërtetë jemi në shkeljen e etikës, ligjit, tenderave, por kemi dhe anën e familjarëve. Familjarët e tyre janë të prekur pasi u është prekur nderi, shëndeti dhe marrëdhëniet mes tyre. Ata vetë dinë diçka më shumë. Ka pasur një marrëdhënie dhe këto pasoja mund të jenë fatale për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb