TIRANË

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ashpër pas shfaqjes së videoskandalit të policit në Malësi të Madhe që akuzohet për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje. Në një postim në Twitter, Lleshaj duke iu referuar dhe deklaratave të tij në “Opinion” ku thoshte se fytyra e policëve është dhe fytyra e tij, thotë se identifikohet me ata që e arrestuan policin abuzues.


Ai shkruan se një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por se nuk njollos askënd veç vetes së tij.


“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.
Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.
Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!”, shkruan Lleshaj.


Sander Lleshaj Twitter
Sander Lleshaj Twitter

(m.k/BalkanWeb)