TIRANË

Shefi i policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime 2 javë më parë me pretendimet se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit ka deklaruar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se nëse janë të vërteta akuzat i ka dhënë dënimin 100 vjet burg vetes.


Pikërisht kjo ka qenë dhe deklarata e parë e tij pasi ka mësuar për videon e publikuar në media para drejtorit të policisë së Shkodrës.


Me Zemer Te Hapur Berhami
Me Zemer Te Hapur Berhami

Si u njoftuat për ekzistencën e videos?
Në momentin që kam hyrë në zyrën e drejtorit të policisë së Shkodrës. Vetëm kaq i kam thënë po qe se është kjo e vërtetë unë 100 vite burg ia kam dhënë dënimin vetes.


Akuzohesha se kisha ngacmuar një minorene dhe bashkë me nënën e saj i kisha marrë në makinë. Se ajo kishte dashur të denonconte dhe nuk e kisha lejuar. Jam shokuar totalisht.

I hidhni poshtë?
Nuk bëhet fjalë. Nëse këto janë të vërteta unë e dua dënimin me 100 vite burg. Vetëm të dalë nëna e saj e baba e të thonë që unë e kam ngacmuar, unë ia kam dhënë dënimin vetes.

Si ra në dorën e medias?
Nuk e di.

Është përfolur edhe për mënyrën se si kolegët ju kanë shoqëruar?
Ishte shumë shokuese. Nuk iu vë faj. Ishte e jashtëzakonshme.

Të kanë besuar?
Nuk më ka besuar askush. As vëllai që kam këtu. Kam telefonuar gruan dhe i kam thënë që mbaj fëmijët se unë do shkoj të përballem. Ka ndodhur diçka e rëndë dhe unë do përballem.

Je babai i tre vajzave dhe një djali. Sa të ka mbështetur e besuar familja?
Dasht’ Zoti mbështetja e familjes sime që jam këtu. Gruaja më ka ardhur dy herë në Shkodër dhe një herë në Lezhë. Ajo e ka mbajtur barrën kryesore. E falënderoj nga zemra.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb