Deputeti i partisë socialiste, Erio Braçe, ka reaguar në lidhje me video e publikuar së fundmi në media për manipulimin e ndeshjes Partizani-Kukësi të luajtur të premten e kaluar, datë 5/05/2017.

Braçe që njihet si një tifoz i Partizanit, ka deklaruar se mbrapa kësaj fshihet i “madhi” Armando Duka për të cilën deputeti ka shfaqur edhe herë të tjera rezerva. Ai i ka bërë thirrje prokurorisë të marrë masa mbi provat e pakundërshtueshme.

Reagimi
duka-erion brace
“Zoti Prokuror i Republikes!

KJO ESHTE BANDA!

KY ESHTE SISTEMI!

Ju te tjeret,

Mos i fshihni keto foto!

Perpjekja per te fiksuar rezultatin e ndeshjes Partizani Kuksi, ne favor te Kuksit dhe duke nderhyre brenda ne skuadren e Partizanit, publikuar ne Fiks Fare;
KA NXJERRE LAKURIQ, PA BREKET E ZEZA E KANATJEREN E KUQE TE EVROPIANIT,

SISTEMIN KRIMINAL NE KRYE TE FUTBOLLIT SHQIPTAR!

Kam vite qe flas per kete, nisur nga info te brendeshme te ketij ambjenti.

Por tani eshte ndryshe;

TANI KA PROVA!

Nje nga operatoret e shumte te ketij SISTEMI QE FIKSON REZULTATE DHE MANIPULON GAREN, nuk eshte nje keqberes i zakonshem.

AI ESHTE NJE MENAXHER FUTBOLLI POR EDHE ME SHUME SE KAQ;

ESHTE ZBULUES I TALENTEVE SHQIPTARE NE GREQI PER FEDERATEN SHQIPTARE TE FUTBOLLIT!! Imagjinoni, ky qe flet me “TE MADHIN”, qe u kerkon futbollisteve te “bojne gjojna te vogla, qe sbijne ne sy, tolorime”-sic thote ne biseden e krimit, zbulon talentet shqiptare per Sistemin e Federates!

Ky eshte kulmi!

Ky eshte krim!

Ne krye te tij eshte Federata Shqiptare e Futbollit!

Zoti prokuror!

Deri tani eshte thene se nuk ka prova per krimet ne futboll!

Ne menyre te turpshme eshte thene keshtu!

Ne fakt nuk eshte keshtu;

Raporti i Uefa per ndeshjet e Skenderbeut ka prova pa fund.

Por kjo e ndeshjes Partizani Kukesi, ja ben muuuuuuu!

Kjo tregon se si funksionon Sistemi;

Nisur nga menaxhere qe “I Madhi” i ka futur ne futbollin shqiptar, deri ne nivelin kombetar te tij, per ti ushqyer aty dhe perdorur per fiksumin e ndeshjeve, fituesve, manipulimin e garave.

Kjo po ndodh vit pas viti prej shtate vitesh duke shkaterruar endrrat e mijera futbollisteve, qindra mije femijeve qe duan futbollin, miliona qytetareve qe kane pasion futbollin, por edhe ekonomine e tij!

Ky Sistem duhet rrezuar!

Kete Sistem e rrezon vec prokuroria!

Kerkush tjeter!

Mos harro;

Si ndeshja Partizani Kukesi-tentuar dukshem me prova por zgjidhur me arbitrin e Federates me pas, jane disa te tjera ne tre jave, ne Gjirokaster, Korce e Kukes.

Ja bejne muuuu!

I denoncuan trajneret!”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb