TIRANE

Një ditë pasi u pezullua nga detyra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në një emision investigativ.


Gjyqtari dhe psikologia qe luante rolin e sekseres u arrestuan pas publikimit të denoncimit, ku gjyqtari shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës.


Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.


ARRESTIMI:

Pas skandalit të publikuar në emisionin “STOP” , në të cilin gjyqtari Hysi shfaqej teksa i kërkonte nënes së divorucar rryshfet e marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës, policia ka vënë në pranga 50 vjeçarin dhe psikologen, e cila luante rolin e sekseres.

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në videopërgjim, gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

(d.d/BalkanWeb)