Beretta 9×19 Px4Storm është arma me leje e deputetit Armando Prenga, edhe pse prokuroria theksoi se ai qëlloi me një armë tjetër pa leje.

Nga vetë emërtimi i llojit i armës që ka me leje Prenga është ajo e tipit, “Storm” që është një armë ofensive. Ajo përdoret edhe nga RENEA, reparti elitë i forcave speciale të Shqipërisë. Karikatori i saj mban 15 fishekë të llojit Parabellum 9×19 mm. Me këtë armë mund të qëllohet objektivi me saktësi deri në një largësi prej 100 metra.

Fjala “storm” që është emërtimi i kësaj lloj arme “Beretta” do të thotë “stuhi”.

Në rastin e kësaj arme fjala “storm” përdoret në kuptimin e “stormfire”, që do të thotë “stuhi zjarri”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb