YouTube prezanton një mënyrë të re të shpërndarjes së videove. Ajo aktualisht po teston një seksion për mesazhet në iOS dhe Android , i cili do t’i lejoje përdoruesit që të shkëmbejnë video, tekste dhe linqe mes përdoruesve.
Megjithatë kjo risi do të jetë e disponueshme vetëm për shtetin e Kanadasë. Menaxheri i produktit të Google Shimrit Ben Yair tregon se arsyeja se pse është vendosur që Kanadaja të jetë vend prove , është se në Kanada njerëzit shkëmbejnë video më shume se çdo kush tjetër në botë.

Kjo platformë e re e mesazheve është goxha e thjeshtë ,por ama është e kuptueshme që do të ketë impakt të madh.

Arsyeja për këtë është se të gjithë ne shkëmbejmë video me të tjerët por është një procedurë ndonjëherë e bezidsshme për shkak se kërkon kohë kalimi i videos nëpër Facebook Messenger, Viber apo Whatsapp.

https://www.youtube.com/watch?v=feBF_IY-HI8

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb