Në emisionin Open në News 24 u diskutua vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mbyllur Tik Tok.

Anëtarja e Kryesisë në PD Jola Hysa tha se Partia Demokratike është më e suksesshme në rrjetet sociale. Ndërsa, drejtori i Acromax Aldor Nini tha se videot skandaloze (ndoshta) fatkeqësisht janë më të klikuarat.

Jola Hysa: Në Tik Tok janë me shumicë vulgaritetet e kryeministrit. PD është më e suksesshme në rrjetet sociale. Në Tik Tok është bërë virale video, ku ministrja qeshte, edhe pse kishte vdekur një 14-vjeçar.

Aldor Nini: Sa më shumë skandale një video të ketë në titull apo imazhe, më shumë ecën. Nëse prodhon video skandaloze, do jesh i suksesshëm në rrjetet sociale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb