DURRES
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit, ku raportohet se janë vjedhur 200 mijë lekë të vjetra.
Ngjarja ka ndodhur në datën 1 dhjetor, në zyrat e komisionit të Qarkullimit Rrugor. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se shuma e vjedhur ishin mbledhur nga arkiva dhe gjobat, ndërsa ruheshin në një kasafortë. Bezat pohon se kjo kasafortë nuk kishte kod, por ishte e mbyllur me dryn.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat ka nisur hetimet për faktin nëse punonjës policie janë të implikuar në vjedhje.
(ed.me/BalkanWeb)