Një virus i ri i pagëzuar me emrin Goolian, vjedh adresat e email –it dhe të dhënat e identifikimit që ruhen në pajisjet Android. Lajmi u bë i ditur nga firma për sigurinë kibernetike, Check Point, e cila e zbuloi këtë virus. Ky virus ka prekur mbi 1 milionë përdorues që kanë llogari në Google dhe që përllogaritet se po infekton rreth 13 mijë pajisje në ditë.Pajisjet infektohen kur një përdorues shkarkon një aplikacion të infektuar me Goolian, apo dhe duke klikuar një link në reklamat që shfaqjen në aplikacione të ndryshme. Për të kuptuar nëse jeni prekur nga ky virus klikoni dhe zbulojeni në këtë faqe https://gooligan.checkpoint.com/

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: