Të paktën shtatë bonsaj jashtëzakonisht të vlefshme u vodhën në një dyqan pranë Tokios, në  Japoni dhe pronarët Seiji Iimura dhe gruaja e tij Fuyumi kanë një apel prekës për hajdutët.

“Ata janë si fëmijë 400-vjeçarë dhe do të vdesin për një javë nëse nuk i trajtoni siç duhet. Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihemi “, shkruan Seuiji.

Një ekzemplar i Shimpaku Juniper, ndër më të kërkuarit nga adhuruesit, vlen të paktën mbi 90 mijë dollarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

54 vjeçari dhe gruaja e tij janë pjesë e një familje dedikuar kujdesit të bonsait për breza dhe zotërojnë të paktën 3 mijë bimë në kopësht. Përveç vlerës së konsiderueshme ekonomike, bimët janë edhe pranë zemrës së Iimura dhe gruas së tij në vlerë emocionale.

“Ne i rritëm ata si fëmijë, ju kërkojmë t’i ktheni “, shprehet ai.

Autoritetet dyshojnë se personi përgjegjës për vjedhjen është një hajdut serial i specializuar në bonsai. Në nëntor, në fakt, tetë lloj të tjera të specieve Shinpaku ishin zhdukur nga një tjetër dyqan të  Tokios.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: