FIER

Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Ferras të Fierit. Sipas të dhënave nga policia vjedhja ka ndodhur paraditen e djeshme në banesën e shtetasit Namik Hyka. Autorët kanë vjedhur 7 milionë lekë të vjetra, një televizor dhe një kompjuter.

Grupi hetimor ka konstatuar se dera e shtëpisë ishte shqyer në kohën kur në banesë nuk kishte njeri. Banesa ndodhet në katin e tretë të një pallati.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes duke marrë shenjat e gishtave të lëna në banesë nga grabitësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: