DURRES

Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar.

Policia e Durrësit bën me dije përmes komunikatës zyrtare për mediat se në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët   kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55 vjeçari të cilin e kishte parkuar aty.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb