Policia greke ka informuar se ka arrestuar 2 shqiptarë të moshave 22 dhe 32 vjeç, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të çantave të grave, të cilat lëviznin nëpër qytet. Grabitjet e çantave kryheshin zakonisht në orët e vona të mbrëmjes.

Prokuroria Publike në Rodos ka arritur të sekuestrojë para të thata dhe dokumente personale të grave, viktima vjedhjesh. Dyshohet se në Rodos vepronte një organizatë kriminale në drejtim të grabitjes së çantave. Edhe një 18-vjeçar u prangos mbrëmë po për vjedhje të çantave. Ai u shpall fajtor për vjedhje të sendeve nëpër çanta të grave në së paku 5 raste, njoftojnë mediat greke.

Prokuroria dhe Policia vendore kanë njoftuar qytetarët që të kenë kujdes kur kalojnë natën nëpër qytet me çanta të dorës, për shkak të frikës nga bandat e hajdutëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb