MAT- Dy biznesmenë janë arrestuar nga Policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen e energjisë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat së bashku me punonjësit e OSHEE-së kanë ushtruar kontrolle, ku ka rezultuar se tre objekte biznesi furnizoheshin me energji në mënyrë të paligjshme.

Ndodhur në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy prej pronarëve të këtyre objekteve:
– Baftjar Përlesha, banues në Burrel;
– Naim Suçi, banues në Burrel.

Po kështu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.K., 40 vjeç, banues në Mat, pronar i një lokali Bar-Restorant, i cili në momentin e kontrollit nuk është gjetur në biznesin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb