MILANO

Dy shqiptarë të moshës 29 dhe 27 vjeç janë arrestuar në Milano të Italisë, pasi dyshohen për vjedhje banesash dhe makinash.

Ata dyshohet se kanë vjedhur apartamente në periferi të qytetit, kurse po ashtu janë persona të dyshuar për vjedhjen e një BMV-je që kushton jo më pak se 100 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.

Autoritetet italiane kanë verifikuar të dhënat dhe ka rezultuar se një makinë është vjedhur në Breshia. Ata zbuluan identitetin e dy shqiptarëve dhe nisën operacionin për arrestimin e tyre.

  • foto galeri

Kështu, agjentët, pas një operacioni të shpejtë, prangosën 27-vjeçain, ndërsa 29-vjeçai u arrestua pas një ndjekjeje që zgjati disa minuta. Gjatë ndjekjes, shqiptari pësoi disa dëmtime në këmbë, të cilat, sipas raportit mjekësor, duan më shumë se 20 ditë të shërohen.

Policia italiane tha se vjedhjet në banesa janë kryer në Breshia dhe në Reggio Emilia. Ndërsa, në një rast në Bergamo, ata kishin hyrë në banesë dhe kishin kërcënuar pronarin e shtëpisë me kaçavidë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb