ELBASAN- Dy persona që dyshohen si autorë të një sërë vjedhjeve nëpër serviset e automjeteve janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Sipas të dhënave zyrtare, në kuadër të operacionit të koduar “Servisi” janë arrestuar shtetasit Rodrinjo Çekrezi, 26 vjeç dhe Flamur Zaimi, 26 vjeç, banues në Cërrik.

Dy të rinjtë sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë muajve të fundit kanë realizuar një sërë vjedhjesh në servise në Cerrik dhe Elbasan.  Autoret vidhnin pjesë këmbimi automjetesh, vegla pune dhe me pas i shisnin ato në Tiranë.

Së fundmi këta shtetas në fshatin Kodër Bujars kanë vjedhur me thyerje pikën e servisit, në pronësi të shtetasit D.P., 26 vjeç dhe më pas i kanë transportuar sendet e vjedhura, me mjetin tip “Benz” me targa AA008 JB, në pronësi të shtetasit Çekrezit.

Specialistet për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë ndjekur në mënyrë   intensive autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët u arrestuan duke tentuar ti shisnin sendet e vjedhura në Tiranë. Kapja e tyre në Tiranë u bë në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit Nr 1 Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura: Një kompresor; një aparat saldimi; dy troko; një trapan si dhe mjeti tip “Benz” me targa AA008 JB. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Vjedhje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb