Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka nxjerrë zbuluar një bandë kriminale, me shtrirje ndërkombëtare e cila përdorte viruse kibernetike për të vjedhur shuma marramendëse  në më shumë se 40 mijë viktimave. Operacioni kompleks i policisë kreu hetime në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Pjesëtarët e bandës përmes infektimit të kompjuterëve merrnin detajet bankare në internet dhe futeshin në llogaritë bankare.

Banda u krijua nga kriminelë që prezentuan aftësitë e tyre në forume online.

Detajet e operacionit u prezentuan në selinë e Agjencisë Evropiane të Policisë në Hagë.

Në njoftim u tha se hetimi ishte i pashembullt, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Në mesin e viktimave ishin bizneset e vogla, zyrat ligjore, korporatat ndërkombëtare dhe organizatat jofitimprurëse.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: