AUSTRI

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka nisur vizitën e saj dyditore në Vienë, Austri, e ftuar nga Ministri i Drejtësisë austriak Josef Moser. Pjesë e axhendës është takimi dypalësh i delegacionit shqiptar me Ministrin e Drejtësisë të Austrisë. Ministrja Etilda Gjonaj nënshkroi sot në Vjenë të Austrisë memorandumin e bashkëpunimit, me Ministrin e Çështjeve Kushtetuese, Reformave, Derregullimit dhe Drejtësisë të Austrisë Josef Moser. Memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve do të rrisë kapacitetet e Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në fushën e kodifikimit dhe hartimit të legjislacionit, duke përfituar nga eksperienca më e mirë Austriake.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, Ministria e Drejtësisë do të asistohet në rritjen e kapaciteteve në fushë e statistikave gjyqësore, planifikimin dhe raportimin strategjik, si dhe në rritjen e standardeve dhe mekanizmave të kontrollit të brendshëm.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj vlerësoi ndihmën dhe asistencën që ka dhënë Ministri Josef Moser për zbatimin e reformave në Shqipëri.

Gjonaj nënvizoi se çdo reformë e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë ka në brendësi një kontribut të vyer, dhe ekspertizë të Ministrisë së Drejtësisë së Austrisë, si dhe ekspertëve ligjorë austriak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb