Në kuadër të VIENNA ECONOMIC FORUM, që këtë vit organizohej në bashkëpunim me EUROPEAN FORUM WACHAU dhe INSTITUTIN PËR DANUBIN, Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, prezantoi qytetin e Gjirokastrës.

Organizuar në anijen “Dürnstein“, gjatë një udhëtimi nëpër lumin e famshëm të Danubit dhe pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të rajonit dhe Austrisë, të guvernatores së Landit të Austrisë së Poshtme, të ambasadorëve të vendeve të rajonit dhe sipërmarrësve austriak, në një ambient festiv, qyteti UNESCO i Gjirokastrës, shpalosi vlerat më të shkëlqyera kulturore, turistike, të folkut dhe të kulinarisë.

9c657500 972e 47f2 9cf2 33e23ef89bb1
9c657500 972e 47f2 9cf2 33e23ef89bb1

Por, jo vetëm kaq! Gjatë bisedave me pjesmarrësit e shumtë, vajzat nga Gjirokastra, drejtues të bashkisë dhe drejtorisë së trashëgimisë kulturore, ju dhuronin atyre copëza kujtimesh nga qyteti i gurtë dhe ftuar ta shohin nga afër mrekullinë gjirokastrite që çdo vit, dyfishon e trefishon numrin e turistëve që kur largohen, thonë  “vitin tjetër, na keni përsëri këtu”.

F35c29da 6945 454f 96d1 De540f88c15b
F35c29da 6945 454f 96d1 De540f88c15b

Gjithashtu, gjatë këtij udhëtimi magjik nëpër Danub, stenda e bashkisë së Gjirokastër, do të përjetonte dhe momente të habisë kur Eni, vajza me kostumin Lunxhot, do t’i qeraste personalitetet e shumta me nga një gotë raki të zonës së Lunxherisë,  e famshme tashmë matanë kufijve të Shqipërisë dhe do të kërcente “Vallen Lunxhote”

Në fund, Gjirokastra u ftua të marrë pjesë dhe në aktivitetet e ndryshme që Vienna Economic Forum do të organizojë nëpër Europë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb