Christian Vieri, ish-lojtari i njohur, analizoi Serie A.

“Ndeshjet e para janë të vështira, sepse keni pak kohë për t’u stërvitur, sidomos pas verës me turne të mëdhenj. Nuk është e lehtë të luash në një vapë të tillë, duhet kohë për t’u rikuperuar.

A e prisnit që Juventusi të ishte kaq aktiv në merkato?
Po, sepse një klub si ky dëshiron të fitojë, jo vetëm të marrë pjesë. Juventusi dëshiron ta thotë më së miri fjalën e vet edhe në Ligën e Kampionëve, ndoshta jo ta fitojë atë, por prapë të jetë aty duke luftuar. E njëjta gjë vlen edhe për Interin apo Milanin. Dy klube që duhet të kuptojnë se cilësitë e tyre vlejnë edhe në Europë.

A është krejt normale, nga ana tjetër, që Interi ka lëvizur më pak në merkaton e verës?
Interi tashmë e kishte një skuadër shumë të rëndësishme, që kishte fituar titullin e yllit të dytë. Zikaltrit u përforcuan gjithsesi me Taremi dhe Zielinski, dy lojtarë cilësorë. Ata nuk kishin nevojë për aq shumë përforcime. Të tjerët, sigurisht kishin më shumë boshllëqe për të mbushur në organikë.

Si do të jetë ky sezon i Serie A, me më shumë rivalitet për titullin?
Parashikoj një kampionat argëtues deri në fund, diferencat nuk janë kaq evidente mes skuadrave kryesore, sa për ta ‘vrarë’ betejën e titullit para kohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb