Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama dhe aktorja e njohur, Julia Roberts vizituan sot një lice në Vietnam për promovimin e arsimimit të vajzave.

“Kur ju i jepni një adoleshenteje aksesin për të shkuar një shkollë ju i jepni asaj pushtetin, një zë dhe rastin për të përmirësuar jetën e saj, të familjes dhe të komunitetit”, theksoi ish-Zonja e Parë, në vizitë në liceun, Can Giuoc.

Që kur bashkëshorti i saj u largua nga Shtëpia e Bardhë, Michelle Obama, 55 vjeçe, e ka bërë arsimimin e adolesheteve një prej betejave të saj nëpërmjet fondacionit Obama.

“Më shumë se 98 milionë prej tyre nuk shkojnë në shkollë”, sipas të dhënave të organizatës.

Në kuadër të arsimit, Vietnami i tejkalon fqinjët me një përqindje shkollimi prej rreth 92%. Por, në zonat rurale, varfëria i detyron të rinjtë të lënë shkollën para kohe.

“Dëshiroj të jeni të angazhuar dhe të përqendruar, kjo bëhet e vështirë ndonjëherë, por tashmë është rasti për disa prej jush, por ja vlen”, theksoi Michelle Obama, e cila ka studiuar në universitetet prestigjioze amerikane të Princeton edhe të Harvardit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb