Zjarri në Kreshpan është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes nga ajri të një helikopteri të Forcave të Armatosura dhe punës së forcave zjarrfikëse e banorëve në terren.
Për të ndihmuar në përballimin e situatës, helikopteri ka kryer disa ndërhyrje nga ajri, duke goditur vatrat kryesore të flakëve dhe duke ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.
Në terren kanë qenë të angazhuar rreth 100 banorë, forcat zjarrfikëse dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilët kanë punuar për disa orë për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Policia ka shoqeruar tre persona te dyshuar si pergjegjes per zjarrin ne Kreshpan.
Sipas burimeve nga Prefektura e Fierit, vatrat kryesore janë shuar dhe situata aktualisht është vënë nën kontroll. Megjithatë, rreziku nuk konsiderohet ende i kaluar.
Forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në zonë, duke monitoruar sipërfaqet e djegura dhe vatrat e mbetura, me qëllim parandalimin e çdo rindezjeje të mundshme.
Ndërhyrja nga ajri, e kombinuar me punën e banorëve dhe forcave në terren, ka bërë të mundur frenimin e flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll.
