Që nga fillimi i majit, dhjetëra mijëra qytetarë po vijojnë të dalin në rrugët e Beogradit duke protestuar kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç  dhe ndryshimit të politikave në vend.

Protestat janë kundër një atmosfere dhune dhe frike, kundër mediave të manipuluara, kundër korrupsionit.

Zemërimi në rrugë

Protestat masive javore u shkaktuan nga një të shtëna në shkollë në Beograd dhe, të nesërmen, një të shtëna e dytë në një fshat ku 18 persona vdiqën.

“Duam sundimin e ligjit në vend të sundimit të një personi”, ka qenë ky një nga sloganet që serbët kanë shpalosur në pankartat e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se demonstratat po zhvillohen për shkak të korrupsionit, kriminalitetit dhe mosfunksionimit të institucioneve në vend.

Qytetarët kërkojnë që presidenti Vuçiç të japë dorëheqjen dhe hetim për lidhjet e dyshuara midis politikës dhe krimit të organizuar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb